Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se një e pesta e territorit të Ukrainës (20%), është nën kontrollin e forcave ruse.
Deklaratën, Zelenski e dha këtë të enjte gjatë një fjalimi drejtuar ligjvënësve të Luksemburgut, shkruan CNN.
“Nga sot, rreth 20% e territorit tonë është nën kontrollin e pushtuesve, gati 125 mijë kilometra katrorë. Kjo është shumë më e madhe se sipërfaqja e të gjitha vendeve të Beneluksit së bashku”, tha Zelenski.
Sipas tij, luftimet vazhdojnë përgjatë vijës së frontit që shtrihet në më shumë se një mijë kilometra, përgjatë territoreve të rajonit të Kharkiv deri në Mykolaiv në jug të vendit.
Zelenski shtoi se rajoni i Donbasit është tërësisht i shkatërruar.