Sunday, December 22, 2024

Zbulimi: Mumja egjiptiane rezulton 1 mijë vite më e vjetër nga sa mendohej

Sipas një zbulimi të fundit, egjiptianët e lashtë kryenin mumifikime të sofistikuara të të vdekurve 1,000 vjet më herët sesa mendohej më parë

Trupi i ruajtur i një fisniku të rangut të lartë të quajtur Khuwy, i zbuluar në vitin 2019, ka rezultuar të jetë shumë më i vjetër nga sa supozohej dhe është, në fakt, një nga mumjet më të vjetra egjiptiane të zbuluara ndonjëherë. Mumja daton në periudhën e Mbretërisë së Vjetër, duke dëshmuar se teknikat e mumifikimit rreth 4,000 vjet më parë ishin shumë të avancuara.

Kompleksiteti i procesit të mumifikimit të trupit dhe materialet e përdorura që përfshijnë veshjen e tij prej liri jashtëzakonisht të hollë dhe rrëshirë me cilësi të lartë, nuk mendohej se ishin arritur në atë kohë por vetëm pas 1.000 vitesh.

Profesore Salima Ikram, kreu i Egjiptologjisë në Universitetin Amerikan në Kajro dhe një eksperte kryesore në historinë e mumifikimit është shprehur se materialet e përdorura, origjina e tyre dhe rrugët tregtare që lidhen me to do të ndikojnë në mënyrë dramatike në kuptimin tonë për Egjiptin e Mbretërisë së Vjetër.

Zbulimi i mumifikimit do të shfaqet në episodin e katërt të serisë së dokumentarëve të National Geographic, Thesaret e Humbura të Egjiptit, të titulluar “Rise of the Mummies”, më 28 nëntor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë