Saturday, November 23, 2024

VIDEO | Tifozët shqiptarë dhe zviceranë festojnë fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë

Zvicra është në festë pasi kombëtarja “Helvete” arriti të mposhtë Serbinë, duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës.

Festa është zhvendosur edhe jashtë stadiumit “974”, ku u luajt ndeshja. Disa tifozë shqiptarë dhe zviceranë, kanë festuar duke mbajtur në duar edhe flamurin kuq e zi.

Mesfushori me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri ishte ai i cili kaloi “Helvetët” në avantazh në minutën e 20. Por vetëm 6 minuta më vonë erdhi baraspesha, teksa Serbia realizoi me anë të Aleksandar Mitroviç.

Ndërsa, në minutën e 35, ishte sulmuesi Dusan Vlahovic i cili përmbysi rezultatin, duke shfrytëzuar edhe gabimet në mbrojtje të zviceranëve.

Megjithatë, Zvicra reagoi duke vendosur sërish baraspeshën, me golin e shënuar nga Embolo në fund të pjesës së parë.

Me rifillimin e pjesës së dytë, Zvicra kaloi përsëri në epëris në minutën e 48 me Remo Freuler, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të sfidës.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë