Thursday, November 21, 2024

Video/ Rusia bombardon qytetin ukrainas të Okhtyrka

Rusia ka bombarduar një tjetër qytet. Mediat ukrainase raportojnë se avionët rusë kanë lëshuar predha në qytetin e Okhtyrka, ku është sulmuar një termocentral dhe disa banesa.

Kryebashkiaku i këtij qyteti ka publikuar pamjet e sulmit, ndërsa raportohet se deri tani janë vrarë dy persona, ndërsa vazhdon puna për të shpëtuar persona të tjerë. Ndërkohë deri në orën 15:30 u njoftua se trupat e 22 personave janë nxjerrë nga rrënojat si pasojë e sulmeve ajrore nga ushtria ruse në Chernihiv të Ukrainës.

Ndërkohë Kerson është nën pushtimin rus. Pa drita, në errësirën e luftës, “jetë” me orar të kufizuara dhe ushqim të pamjaftueshëm, janë këto kushtet e reja nën të cilat po jetojnë qytetarët ukrainas në Kherson, pas pushtimit rus. Kherson është qyteti i dytë më i madh në Ukrainë.

Sveta Zorina, e cila jeton atje, ka qëndruar në shtëpinë e gjyshes së saj që nga fillimi i pushtimit. “Situata është e vështirë, sepse ushtarët ruse janë në të gjithë qytetin. Kufizimet janë shumë të vështira. Nuk na lejohet të dalim nga shtëpia kur është errësirë. Nuk duhet të ndezim dritat në mbrëmje”, u shpreh ajo, raporton “BBC”.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë