Astronautja, Wang Yaping, u bë gruaja e parë kineze që eci në hapësirë, si pjesë e një ekipi që po punon në ndërtimin e stacionit hapësinor “Tiangong”. Autoritetet kineze konfirmuan se 41-vjeçarja Wang dhe kolegu i saj Zhai Zhigang, 55 vjeç, dolën nga moduli për të instaluar një pajisje në pjesën e jashtme të stacionit hapësinor.
“Është shënuar aktiviteti i parë jashtë anijeve hapësinorë të ekuipazhit Shenzhou-13, dhe është gjithashtu i pari në historinë hapësinore të Kinës që përfshin pjesëmarrjen e një gruaje”, tha Agjencia Hapësinore kineze në një deklaratë, duke shtuar se “i gjithë procesi ishte i suksesshëm”.
Kjo është udhëtimi i dytë i Wang Yaping-ut në hapësirë. Austronautja, që ka lindur në vitin 1980, e kreu detyrën e parë në kozmos tetë vjet më parë, kur ishte 33 vjeçe. Historikisht, e madje edhe deri më tani, astronautet femra janë të rralla. Vetëm rreth 11 për qind e të gjithë astronautëve që kanë qenë në hapësirë janë gra.
Ky është misioni i dytë i ekuipazhit gjatë ndërtimit të stacionit hapësinor, të cilin Kina planifikon ta ketë të dërguar plotësisht dhe të funksionojë deri në dhjetor 2022. Misioni i parë i ekuipazhit, një qëndrim tre-mujor nga tre astronautë të tjerë, u përfundua muajin e kaluar.
Pas uljes së një sonde në Mars dhe dërgimin e sondave tjera në Hënë, projekti “Tiangong” është pjesë e përpjekjes së Kinës për t’u bërë një fuqi hapësinore. Stacioni “Tiangong” pritet të operojë në hapësirë për të paktën 10 vjet.
#WangYaping becomes the first #Chinese woman to walk in space. pic.twitter.com/lORhrgQHwh
— Hua Chunying 华春莹 (@SpokespersonCHN) November 7, 2021