Sunday, September 14, 2025

Ulet numri i viktimave dhe infektimeve nga Covid-19

Situata epidemiologjike në vendin tonë është përmirësuar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bën me dije, se janë regjistruar 264 raste të reja me Covid-19, nga 2.640 testime të kryera.

Të infektuarit kanë rezultuar në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë,  Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Ndërkohë, 6 persona nuk e kanë fituar betejën me COVID 19. Viktimat janë të moshave 57-76 vjeç. Po në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 192 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 155 pacientë, teksa raste aktive mbeten 7.098.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2640 testime, 264 qytetarë të infektuar, 6 humbje jete dhe 192 të shëruar në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,640 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 264 qytetarë, në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë,  Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Janë 7098 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 192 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          264

Të shëruar në 24 orë       192

Të shtruar në spitale       155

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 2,640

Testime totale              1,285,961

Raste pozitive                181,960

Raste të shëruara            171,982

Raste Aktive                     7098

Humbje jete                      2,880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,604

Fier                 900

Durrës            706

Shkodër         440

Elbasan          302

Gjirokastër     221

Korçë              191

Lezhë             183

Vlorë               174

Berat              171

Kukës             131

Dibër               75

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë