Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba deklaroi se Gjermania ka injoruar lutjet e Kievit për furnizim me tanke Leopard dhe automjete luftarake të këmbësorisë Marder.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ai tha se Berlini u ka ofruar justifikime dhe frikë abstrakte për mosdhënien e pajisjeve të tilla ushtarake.
Kuleba pyet se nga çfarë ka frikë Berlini, që po heziton të dërgojë armë në Ukrainë.
“Sinjale zhgënjyese nga Gjermania, ndërkohë që Ukraina ka nevojë për Leopardët dhe Marderët tani – për të çliruar njerëzit dhe për t’i shpëtuar ata nga gjenocidi. Asnjë argument i vetëm racional se pse nuk mund të furnizohemi me këto armë, vetëm frikë abstrakte dhe justifikime. Nga çfarë ka frikë Berlini që Kievi nuk ka?”, shkroi Kuleba në Twitter.
Disappointing signals from Germany while Ukraine needs Leopards and Marders now — to liberate people and save them from genocide. Not a single rational argument on why these weapons can not be supplied, only abstract fears and excuses. What is Berlin afraid of that Kyiv is not?
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) September 13, 2022
Kancelari i Gjermanisë Olaf Sholz zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Scholz u shpreh se Rusia duhet të largojë trupat ushtarake nga territori i Ukrainës dhe të njoh sovranitetin territorial të këtij shtetit.
Biseda mes kancelarit gjerman dhe presidentit të Ukrainës ka zgjatur 90 minuta.