Ukraina thotë se 13,500 ushtarë rusë janë vrarë deri më tani nga luftimet mes palëve. Kjo shifër bëhet e ditur nga pala ukrainase, ndërsa Moska nuk ka bërë asnjë koment për numrin e viktimave përveç se në fillimit të Marsit kur deklaroi se numri i ushtarëve të vrarë është 500.
Ndërkohë, Ukraina njofton se në 24 orët e fundit ka rrëzuar 4 helikopterë rusë dhe 2 avionë. Në total, sipas autoriteteve ukrainase, janë shkatërruar 81 avionë dhe 92 helikopterë rusë.
Ushtria ukrainase thotë se Rusia është përqëndruar në mbajtjen e territoreve që ka pushtuar, teksa vazhdon sulmet me raketa për të goditur infrastrukturën kryesore të qyteteve.