Institucioni më i lartë i futbollit europian, UEFA ka përzgjedhur stadiumin “Eden Arena” në Pragë, për të zhvilluar finalen e ardhshme të Ligës së Konferencës.
Finalja në kryeqytetin e Republikës Çeke do të zhvillohet më 7 qershor të vitit 2023.
Ky stadium ka mirëpritur edhe finale e Superkupës së Europës të zhvilluar në vitin 2013, ku Bajerni i Mynihut mposhti me penallti 5-4 Çelsin.
Liga e Konferencës është kompeticioni i tretë europian krahas Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Europës dhe po zhvillohet për herë të parë këtë sezon.
Shqipëria do të ketë fatin të mirëpresë finalen e parë të këtij edicioni, teksa Roma dhe Fejnord do të ndeshen për trofeun më 25 maj në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.