Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini deklaroi në mbledhjen e sotme në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, se 94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar.
Tomini theksoi se në javët e fundit incidenca ka qenë e qëndrueshme.
Eugena Tomini: “Incidenca është e qëndrueshme, ndërsa në terapi intensive janë 14 pacientë, Mbi 94% e pacientëve të hospitalizuar janë të pavaksinuar. Në datën 1 nëntor 2021 ka filluar zgjerimi i kalendarit i dozës buster dhe dozës parësore bazale për fashën mbi 18+ duke zbritur nga mosha më e lartë siç kemi filluar me grupet e riskut. Ndërkohë kemi zgjeruar edhe për fashën 12, 15, 16 dhe 18 sërish vetëm për Pfizer aplikimi kalendarit ndaj Covid-19 tek fashat e mësipërme. Sa i përket mbulesës vaksinale në Shqipëri, me dozë të parë në nivelin 37.5 dhe nivelin e gati 32.8 % me të dy dozat. Duke ndjekur të gjithë rekomandimet e Organizatës Botërore sa i përket popullatës target dhe deri në fund të vitit i jemi përmbajtur objektivit tonë për arritjen e gati 40 % të popullatës shqiptare sipas rekomandimeve në pranverë në nivelin 75% dhe deri në fund të dhjetorit 20212 në nivelin 40%”.