Thursday, November 21, 2024

‘Thashethem’, Gazment Bardhi për financimin rus në Partinë Demokratike

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e ka cilësuar thashethem, lajmin e publikuar në mediat e huaja, sipas të cilave Rusia ka financuar këtë parti politike me 500 mijë dollarë në vitin 2017.

Në një deklaratë për mediat nga ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Bardhi u shpreh se nuk ka asgjë të re në lidhje me këtë çështje.

“Pyetje për kullat, oligarkët, milionerët që Edi Rama ka vendosur të shkelë Kushtetutën dhe t’i trajtojë të ndryshëm nga 3 milionë qytetarët shqiptarë. Për atë çështje e përsëris, nuk ka asgjë të re, ndërkohë që ish-kryetari i partisë, Zoti Basha ka pasur një reagim. Për atë çështje ju ftoj t’i referoheni atij reagimi, unë nuk kam asnjë koment shtesë. Nëse e lexon artikullin, thotë pikërisht thashethem’, theksoi Bardhi.

Për këtë, reagoi edhe Lulzim Basha, i cili ishte kryetar i Partisë Demokratike në vitin 2017.

Ai theksoi se PD-ja nuk ka marrë asnjë financim të huaj, aq më pak nga Rusia.

Rusia ka transferuar në mënyrë të fshehtë mbi 300 milionë dollarë për parti politike, drejtues dhe politikanë të huaj në mbi 24 vende të botës, duke nisur nga viti 2014.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të administratës amerikane, të cilat i referohen një raporti të shërbimeve të inteligjencës, tashmë i deklasifikuar, shkruan BBC.

Sipas këtij burimi, Rusia kishte shpenzuar rreth 500,000 dollarë për të mbështetur Partinë Demokratike të Shqipërisë në zgjedhjet e vitit 2017 dhe gjithashtu financoi partitë ose kandidatët në Bosnjë, Mal të Zi dhe Madagaskar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë