Një tërmet i fuqishëm prej 5.7 ballësh të Rihterit ka goditur Bosnjë e Hercegovinën në orët e vona të 22 prillit.
Dridhje të tokës janë ndier edhe në Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.
Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ishte 20 kilometra në lindje të Stolacit dhe 45 kilometra në juglindje të Mostarit.
Tërmeti që goditi këtë shtet të Ballkanit Perëndimor në orën 23:07, kishte thellësi prej 5 kilometrash.