Saturday, June 28, 2025

Sulmi rus në Ukrainë, Berisha: Distancohem nga qëndrimi i dyfishtë i Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se distancohet nga qëndrimi i dyfishtë i Kryeministrit Edi Rama në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në Shkodër, Berisha tha se nga njëra anë Shqipëria ka dënuar sulmin rus, por nga ana tjetër Rama mbështet “Ballkanin e Hapur”, që sipas ish-Kryeministrit, është një aleancë mes 3 shtetesh e dominuar nga Serbia edhe për llogari të Rusisë.

Gjakderdhja në Ukrainë është një plagë e rëndë në ndërgjegjien e njerëzimit. Dua të theksoj se distancohem plotësisht nga qëndrimi i dyfishtë i Edi Ramës. Shqipëria zyrtare nga njëra anë ka mbështetur aleancën e Atlantikut të Veriut në qëndrimet e saj dhe ka dënuar agresionin në rezolutën e Këshillit të Sigurimit, por nga ana tjetër vazhdon të mbështesë Ballkanin e Hapur. Nismë kjo e kryesuar tërësisht nga Serbia. Serbia nuk ka dënuar agresion rus ndaj Ukrainës. Ballkani i Hapur në të vërtetë një aleancë trilaterale, asgjë tjetër, e tëra e dominuar nga Serbia dhe e tëra edhe për llogari edhe të Rusisë. Edhe dje Edi Rama ka mbrojtur Ballkanin e Hapur”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë