Friday, July 19, 2024

Sulmi në veri të Kosovës, Rama: Çfarë hetimi pret BE? Serbia shpalli ditë zie për terroristët

Kryeministri Edi Rama thotë se Bashkimi Evropian duhet të dalë me një deklaratë të dytë, ku të dënojë sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë.

Në një konferencë për mediat, Rama shtoi pyetjen se çfarë hetimi pret Bashkimi Evropian, kur Serbia shpalli ditë zie për terroristët që kryen sulmin në Banjskë të Zveçanit.

“Kam dalë për të shprehur shqetësimin tejet serioz, si asnjëherë më parë në këto 10 vjet, për rrezikshmërinë e sigurisë në Kosovë. E dëgjuam zëdhënësin e Brukselit, se nuk mund të ketë deklaratë të dytë pa pritur hetimet. Do ishim dakord nëse Serbia do ishte distancuar nga grupi kriminal dhe do të kishte deklaruar menjëherë hapjen e një hetimi serioz dhe të pavarur. Por fatkeqësisht, Republika e Serbisë zgjodhi nderimin duke shpallur 1 ditë zie kombëtare. Çfarë hetimi prej BE? Nga kush? Nga organet e drejtësisë në Kosovë? Sigurisht do ishim dakord, por nuk e dëgjuam ta thonte këtë zëdhënësi Brukselit. A mos po heton vetë BE në mënyrë të njëanshme dhe të pavarur? Por as këtë nuk e dëgjuam nga zëdhënësi.

Sikur ta dëgjonim këtë, do lehtësoheshim në këtë drejtim. Çdo hetim i mundshëm dhe i imagjinueshëm, nuk i ndryshon këto fakte të thjeshta, për t’u klasifikuar si fakte në kundërshtim ekstrem, dhe për t’u dënuar si të tilla nga BE, ku jemi shpirtërisht dhe duam të jemi zyrtarisht”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë