I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçka ka reaguar për sulmet që ndodhën të dielën në veri të Kosovës, ku u vra një efektiv i Policisë së Kosovës dhe u ekzekutuan 3 sulmues serbë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lajçak u shpreh se kjo ngjarje thekson më tej nevojën për diplomaci dhe dialog.
“Pas kthimit tim nga Nju Jorku sot, mora lajmin tronditës për një sulm ndaj policëve të Kosovës në veri të Kosovës. Një akt i tillë frikacak i dhunës është thellësisht shqetësues dhe bie ndesh me parimet bazë të paqes dhe bashkëpunimit. Mendimet e mia janë me viktimat, familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Kjo ngjarje e tmerrshme thekson më tej nevojën për diplomaci dhe dialog parandalues, gjë që u theksua edhe gjatë ditëve të fundit kur mora pjesë në javën e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Gjatë javës së nivelit të lartë, fola me shumë liderë dhe kolegë botërorë. Ne të gjithë, secili në mënyrën tonë, theksuam rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit”, shkruan Lajçak ndër të tjera në Facebook.