Tuesday, July 1, 2025

Suedia dhe Finlanda, takim me ministrat e Jashtëm të NATO-s sot në Berlin

Zyrtarët suedezë dhe finlandezë do të zhvillojnë një takim jozyrtar këtë të shtunë në Berlin, me ministrat e Jashtëm të NATO-s.

Edhe pse nuk janë zyrtarisht pjesë e aleancës, të dyja vendet pritet të aplikojnë në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë, shkruan BBC.

Moska ka deklaruar se çdo vend që i bashkohet NATO-s, përbën një kërcënim për të. Ndërsa, anëtarësimi do t’i jepte fund statusit neutral të Suedisë dhe Finlandës.

Në takimin e sotëm merr pjesë edhe Turqia, një tjetër anëtare e NATO-s, e cila ka deklaruar se është kundër anëtarësimit të dy vendeve skandinave.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë