Friday, November 22, 2024

Spaho-Ballës: Të ka hyrë frika nga Sali Berisha

Seanca e sotme parlamentare nisi me tensione dhe shkak ishte Interpelanca e kërkuar nga opozita me kryeministrin Rama për rritjen e çmimeve. Interpelanca ishte lënë e fundit në rend dite ndërsa deputeti demokrat Edmond Spaho u shpreh se duhet të ishte e para në rendin e ditës së sotme.

Në replikë kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla tha se opozita kërkon të bëjë zhurmë dhe nëse duhet ndryshuar rendi i ditës duhet të hidhet në votim.

“Të ka hyrë Saliu brenda, mbaje çik më poshtë, mos e ngri deri këtu. Mocionet me debat janë një seancë e posaçme. Për axhendë u la që seanca e të enjtes të jetë në dy pjesë, pjesa e parë është mocioni me debat, kërkuar nga një grup i opozitës, dhe seanca e dytë e të njëjtës ditë do të nisë me interpelancën e kërkuar nga pala tjetër. Siguroni 2/3 e sallës ta bëjë këtë gjë.”, tha Balla.

Deputeti Spaho ju drejtua me tone të ashpra kreut të grupit Parlamentar të PS duke i thënë që ka 7 muaj që bën “zëdhënësin” e opozitës. Sipas tij, i ka hyrë frika nga Sali Berisha.

“Zoti Balla më çudisni që merrni fjalën për çështje që i takojnë opozitës dhe bëni fanatikun. Ka një 7 muaj që këtë punë po bën, por nuk të nxjerr kjo në selamet, kot lodhesh. Sot ka një seancë, jo dy sepse një rend dite kemi. Për më tepër kemi rregulloren e cila nuk lë asnjë shteg, është e prerë. Zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditës në seancën e javës pasardhëse. Pika e parë duhet të jetë Interpelanca që është kërkuar me kryeministrin. Shikoni punët tuaja, mos u merrni me punët e tjetrit. Apo të ka hyrë frika nga Berisha edhe? Ty të ka hyrë se del këtu dhe merresh me opozitën, bën “zëdhënësin” e opozitës.”, tha Spaho.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë