Sunday, September 8, 2024

Sondazhi për kreun e PD: Berisha ”shpartallon” Bashën

Në prag të thirrjes së dy kuvendeve të jashtëzakonshme brenda PD-së, Radio Televizioni Ora dhe Antonio Noto publikon sondazhin që jep një situatë të qartë brenda partisë më të madhe në opozitë. 

Nëse demokratët do të votonin nesër për liderin e tyre të ri ai do të ishte Sali Berisha.

Kampioni i sondazhit është 1 mijë. persona 40 % e të anketuarve janë deklaruar afër PD-së. Marzhi i gabimit është 3.5 – 4%.

Nëse nesër do mbaheshin zgjedhjet për liderin e ri të PD-së, ju cilin do votonit?

Demokratët janë të qartë. 81.9% e të anketuarve, të cilët janë deklaruar dhe anëtarë të PD-së, janë shprehur se do votonin Berishën kundrejt 10.8 % të cilët janë shprehur se do votonin Bashën. Edhe nga kategoria e të sonduarve të cilët janë deklaruar votues të PD-së, përqindja e atyre që do të votonin Berishën është shumë e madhe gati 67 % krahasuar me atë që do të votonin Bashën. 

Ata që nuk duan as Berishën e as Bashën janë të sonduar që janë deklaruar votues të partive të tjera, mbi 47 %. Kryesisht janë të sonduar zgjedhës në 2021, të partive të tjera ose që nuk kanë votuar.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë