Friday, May 9, 2025

Skandali në Partinë Demokratike/ Basha përgjon deputetët e tij (Video)

Partia Demokratike ndodhet në pikën e saj më kritike, pasi humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku edhe për 4 vite të tjera do të qëndrojë në opozitë. Sikur të mos mjaftonte kjo, kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar liderin historik Sali Berisha, duke e përçarë edhe më shumë partinë.

Ndërkohë, Partia Demorkatike, e cila solli pluralizmin politik 30 vite më parë, është përfshirë në një skandal të padëgjuar më parë në politikën shqiptare.

Lulzim Basha regjistron bisedat dhe takimet në zyrën e tij, por përtej këtyre burimeve ka dhe një konfirmim publik në media.

Por, tashmë mesa duket përgjon edhe mbledhjet e grupit parlamentar. Kjo është konfirmuar edhe nga deputetja dhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Grida Duma.

Mbrëmjen e djeshme, në studion e emisionit “Open”, të Eni Vasilit, zonja Duma ka pasur një debat të fortë me analistin Andi Bushati, ku ky i fundit tha se “PD është bërë një parti ku të gjithë flasin si Luli, duartrokasin Lulin, ku nuk ka më personalitete politike, ku njerëzit përjashtohen me vullnetin e një njeriu. Nuk fitoni dot as me dhunë dhe as me moral”.

Por, pas deklaratës së Bushatit ka reaguar Duma, e cila në tentativë për të justifikuar vendimet e kreut të PD, ka zbuluar skandalin në fjalë.

Janë thënë gjëra totalisht të pavërteta, ndryshe më atë çfarë është folur brenda. Është gjithçka e regjistruar. Janë të regjistruara mbledhjet brenda. Janë prova dhe fakte.”-tha Grida Duma.

Pra, Duma konfirmoi prerazi se Lulzim Basha regjistron deputetët e tij.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë