Thursday, November 21, 2024

Skandali me targat e makinave, reagon Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor

Skandalet me të dhënat e mijërave shqiptarëve kanë marrë një tjetër dimension, ku sot janë publikuar targat dhe llojet e automjeteve që kanë në përdorim qytetarë të ndryshëm.

Lidhur me këtë skandal ka pasur një reagim nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, duke u distancuar nga nxjerrja e të dhënave, ky institucion thekson se ka nisur një hulumtim dhe kërkim suporti nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.

Sipas DPSHTRR, të dhënat e targave aksesohen nga shumë institucione dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat

“Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.” theksohet në reagimin e DPSHTRR.

NJOFTIMI 

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, sapo u njoh me lajmin mbi daljen e disa të dhënave për targat e automjeteve në Republikën e Shqipërisë, nisi menjëherë hulumtimin dhe kërkimin e suportit nga kompania që mirëmban sistemin informatik, e kontraktuar nga AKSHI.

Ndërkohë që do të kryhet një analizë e plotë për të dalë me një qëndrim zyrtar të bazuar në fakte, bëjmë me dije se kjo bazë të dhënash aksesohet nga shumë institucione, me nivele të ndryshme aksesi, dhe i shërben edhe operatorëve ekonomik shtetëror e privat.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë