Dalja e të dhënave personale tashmë është kthyer në një sport pa fre. Pas të dhënave personale ku u përfshinë pagat, vendi i punës dhe numri i telefonit, përmes whatsapp është përhapur me shpejtësi një database e re e rreth 600 mijë automjeteve që qarkullojnë në shqipëri.
Në këtë tabelë kollona e parë nis me targën e mjetit dhe më tej vazhdon me modelin, ngjyrën, numrin e kartës së identietit dhe emrin e mbiemrin e pronarit të regjistruar.
Në një tjetër nëndarje është publikuar edhe pronësia e 61 mijë makinave të bizneseve.
Databaza e konsultuar me disa të dhëna jo zyrtare, rezulton se i përket muajve të parë të këtij viti pasi të dhënat që ndodhen në dokument nuk janë të përditësuara. Ky është skandali i rradhës i daljes së të dhënave edhe pse një ditë më parë prokuroria mori vendimin për sekuestrimin e serverave të AKSHI-t.
Ekspertët shprehen se kjo ngjarje klasifikohet si rrjedhje te dhenash nga sistemet informatike dhe nuk bëhet fjalë për një sulm kibernetik. Madje duke parë se vijnë pas patronazhisteve dyshohet se ato janë marrë nga punonjës të brendshëm.
Sipas rregullores në këto kushte duhet të ishte vendosur emergjenca për mbrojtjen e të dhënave por se një hap i tillë nuk ka ndodhur.
Informacionet e rëndësishme që kanë mbetur pa u publikuar ende mbeten pronësia mbi ndërtesa, apartamente dhe sipërfaqe toke, apo dhe të kredive.
Po ashtu online gjenden dhe të dhënat shëndetësore apo familjare të çdo personi, që rrezikojnë po ashtu të jenë në dorën e çdo personi.
Rreziku mbetet perdorimi i këtyre të dhënave nga keqbërës që mund të përfitojnë në banka, apo në tjetërsim të pasurive.