Thursday, November 21, 2024

Situatë alarmante/ Real Madridi, 11 të infektuar me koronavirus

Reali i Madridit do të luajë ndeshjen e fun dit të vitit në San Mames ndaj Atletikos së Bilbaos. Një ndeshje që vjen në momentin më të papërshtatshëm për klubin madrilen. Numri i të infektuarve në skuadër ka shkuar në 11.

I fundit që iu bashkua listës është David Alaba, i cili ditën e djeshme rezultoi pozitiv në testin PCR, duke humbur sfidën e radhës. Përveç austriakut, lojtarët e tjerë që do të mungojnë janë Luka Modriç, i cili edhe pse ka një tampon negativ, është lënë jashtë listës.

Ndërkohë, Marselo, Asensio, Rodrigo, Bale dhe Lunin nuk do të jenë, shto këtu dhe Iskon, që pas simptomave të shfaqura të hënën, rezultoi pozitiv. Trajneri Karlo Ançeloti tha në konferencën për shtyp se Modriç është duke vuajtur ende pasojat e virusit dhe nuk është gati për ndeshjen, edhe pse është negativ.

Mungesa të sigurta, edhe pse jo për shkak të Covid, do të jenë dhe ato të Dani Sebalos dhe Karvahal, të cilët nuk janë ende gati. Ndërkohë që do të jetë një mundësi e mirë për Kamavingën për të zënë një vend në mesfushë pas pezullimit për shkak kartonësh të Kasemiros. Ndërkohë që Militao do të jetë në krah të Naços që do të zëvendësojë Alaban.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë