Saturday, December 21, 2024

Si janë tallur qeveritë e Nanos, Berishës dhe Ramës me rrugët e Shqipërisë

Nga: Shpëtim Nazarko

Disa ditë më parë, qeveria vendosi që të zgjerojë rrugën Elbasan – Qafë-Thanë edhe me një korsi. Pra, ta bëjë 2 plus 1. Folur thjesht, me këtë vendim, merr fund edhe ëndrra e Korridorit të tetë.

Nëse do të pyesje edhe një analfabet, se cilën rrugë do të zgjidhte për të hyrë dhe dalë sa më shpejt nga Shqipëria e për t’u lidhur me botën, ai do të përgjigjej fare thjesht edhe pa shikuar hartën.

Patjetër, do të zgjdhja distancën më të shkurtër në hartë, që mundësisht të kalonte në qëndër të vëndit dhe të ishte e lidhur me portet e saj. Kjo do të bënte që edhe eksportet tona që janë të natyrës së rëndë si krom, naftë, çimento, ujë a gurë të lidheshin me porte dhe hekurudha. Kjo pasi me kamiona, ky transport nuk do të kishte leverdi.

Përkundrejt kësaj përgjigje, do të mjaftonte shikimi në hartën reale dhe do të shihje se edhe me vendoimin e qeverisë rruga më e keqe e Shqipërisë është pikërisht kjo që do të konstatonte një analfabet. Pra, rruga Rrogozhinë – Qafë-Thanë, apo zemra e Korridorit të tetë.

Në hartën e gjykuar në emision te Muç Nano, shikon sesi janë tallur qeveritë e Nanos, Berishës dhe Ramës, me rrugët e Shqipërisë.

Në thelb, ndërtimi i Korridorit të tetë është mbushja e një pike të Strategjisë kombëtare, që bashkë me modernizimin e bujqësisë dhe blegtorisë, që dikur ka qënë më e madhja në Evropë, të paktën për numrin e të imtave dhe gjedhëve për 1 000 banorë, përbëjnë themelin e plotë të kësaj strategjie.

Sot të dy pikat varrosen përfundimisht dhe vendi, do t’i ngjajë gjithnjë e më tepër, një historie që i dihet fundi.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë