Shqipëria ka luftuar deri në minutën e fundit, por nuk ka arritur të shmangë humbjen në miqësoren e luajtur kundër Spanjës në Barcelonë.
Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 0-0, takimi u zhbllokua në minutën e 75 nga Ferran Torres, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes kuqezi.
Dhjetë minuta më pas erdhi kundërpërgjigja e skuadrës së Rejas, që barazoi me një gol me fat të Uzunit, me këtë të fundit që u bë lojtari i parë shqiptar që shënon një gol në tokën spanjolle.
Kur dukej se Shqipëria do të largohej me një barazim me peshë nga Spanja, Dani Olmo i dhuroi fitoren skuadrës së Luis Enrikes me një gol të mrekullueshëm në minutën e 90.