Ka përfunduar me rezultatin 0-0 takimi miqësor me Shqipërisë dhe Gjeorgjisë i luajtur në stadiumin “Air Albania”.
Një kundërshtar në letër i lehtë ka rezultuar një makth i vërtetë për kombëtaren tonë, e cila fitoren e fundit përball gjeorgjianëve e ka regjistruar në vitin e largët 2005, në ndeshjen e fituar me rezultatin 3-2 ku për ekipin tonë përfaqësues kanë shënuar 2 emra të mëdhenj si Igli Tare dhe Ervin Skela.
Në 5 ndeshjet e fundit kombëtarja jonë ka arritur 1 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje përball kombëtares së Gjeorgjisë ku fitorja e vetme mbetet ajo e vitit 2005.
Kjo statistikë e frikshme tregon vështirësitë që Kombëtarja Shqiptare ka përball këtij kundërshtari sa herë që përballen në fushën e lojës.