Europa kompletoi xhiron e saj të parë të kualifikueseve të Botërorit në mesin e muajit nëntor, lidhur me eliminatoret për Botërorin 2022, ku Holanda ishte e fundit nga kombëtaret e mëdha që preu biletën direkte për në Katar.
Sot, ishin 12 skuadrat e mbetura play-off të cilat mësuan rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022 në ndeshjet të cilat do të luhen në muajin mars për 3 vendet e fundit.
Shorti ka qenë i pamëshirshëm sidomos me Italinë. Kjo e fundit ra në minigrupin ku është edhe Portugalia e Kristiano Ronaldos.
Kampionia e Europës në fuqi, do të vihet fillimisht në shtëpi përballë Maqedonisë së Veriut dhe nëse shkon në finalen e vogël, do të luajë në transfertë ndaj fitueses së çiftit Portugali-Turqi. Të gjitha ndeshjet janë me eliminim direkt pra luhen me një sfidë të vetme.
Grupi A
Skoci – Ukrainë
Uells – Austri
Grupi B
Rusi – Poloni
Suedi – Çeki
Grupi C
Itali – Maqeoni e Veriut
Portugali – Turqi
TE KUALIFIKUARA
Trembëdhjetë skuadra tashmë janw tw kualifikuara. Këto janë skuadrat që kanë në duar biletën për në Katar: dhjetë evropiane, të gjithë fituese të grupeve të tyre përkatëse, plus Katari, që pret ngjarjen e madhe. Nga Amerika e Jugut janw Brazili i Neymar dhe Argjentina e Lionel Messit.
Lista: Argjentinë, Belgjikë, Brazil, Kroaci, Danimarkë, Francë, Gjermani, Angli, Katar, Serbi, Spanjë, Zvicër
Kupa Botërore e Futbollit 2022 ose Kupa e Botës FIFA 2022, i njohur gjithashtu si Katar 2022, do të jetë edicioni i 22-të i Kupës së Botës FIFA për meshkuj. Do të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.
Do të jetë edicioni i fundit i turneut që do të parashikojë pjesëmarrjen e 32 skuadrave kombëtare, pasi që nga viti 2026 kampionati botëror do të shtrihet në 48. Në korrik 2018, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk e kishte përjashtuar që ky zgjerim të ndodhte tashmë në këtë edicion të kampionatit botëror, por më vonë ideja u hodh poshtë.
Për herë të parë në historinë e Botërorit, gara nuk do të zhvillohet në muajt qershor dhe korrik, por në ato të nëntorit dhe dhjetorit, pra në vjeshtën e hemisferës veriore. Kjo risi vjen për faktin se, duke u zhvilluar në një zonë shumë të nxehtë, në verë temperaturat do të ishin perveluese.
OQEANIA ENDE “ZERO”
Në çfarë pike janë kualifikimet e Federatës së Oqeanisë për Botërorin Katar 2022? Ende asgje! Komiteti Ekzekutiv në fakt ka marrë mundësinë e shtyrjes së kualifikimeve për në vitin 2022: pandemia nuk ka bërë të mundur kryerjen e tyre midis kombeve të ndryshme, duke pasur parasysh kufizimet apo edhe kufijtë e mbyllur të disa prej tyre. Oqeania po punon për të pasur dy skuadra nga Botërori 2026, për momentin vendi i vetem qe do te marre pjese ne Katar do të luhet vetëm në Mars 2022.
AFC – AZIA
Katër ndeshje në përfundim të Raundit të Tretë të kualifikimeve për Katar 2022 në AFC, konfederata aziatike, janë dy grupe me nga gjashtë skuadra ku dy të parat kualifikohen drejtpërdrejt në Kupën e Botës. Dy të tretat shkojnë në fazën e katërt, që është një përplasje direkte dhe më pas përballen në play-off mes kombëtareve të federatave të ndryshme.