Friday, November 22, 2024

Shefi i policisë në Paris: Finalja e Ligës së Kampionëve ishte një dështim

Shefi i policisë së Parisit, Didier Lallement e ka cilësuar si një dështim, organizimin e finales së Ligës së Kampionëve midis Liverpul dhe Real Madrid, ku ndeshja filloi 36 minuta me vonesë, për shkak se jo të gjithë tifozët ishin futur në stadium.

Duke foluar para Senatit këtë të enjte, Lallement tha se tifozët ishin konfrontuar me njëri-tjetrin dhe se kjo ngjarje ka tronditur imazhin e Francës, shkruan Euronews.

Policia franceze u kritikua pasi dyshohej se kishte hedhur gaz lotsjellës ndaj mbështetësve të Liverpul.

Autoritetet pretenduan se vonesa për fillimin e ndeshjes u shkaktua pasi rreth 40 mijë tifozë kërkonin të hynin brenda në stadium me biletë false apo pa biletë.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë