Friday, March 14, 2025

SHBA i ofroi evakuimin, Presidenti ukrainas: Dua municione, jo të udhëtoj

Qeveria e SHBA i ofroi Presidentit ukrainas mundësinë për ta evakuar dhe larguar nga Kievi, por ai nuk pranoi. Lajmi është bërë i ditur nga Associated Press, që përmes burimeve ka mësuar se Zelensky kërkoi armë dhe municione, e jo të largohet nga vendi.

“Lufta është këtu. Kam nevojë për municione, jo për të udhëtuar”, tha Zelensky.

Presidenti 44-vjeçar zgjodhi të qëndrojë në Kiev, aty ku zhvillohet beteja me forcat ruse të cilat kërkojnë të marrin kontrollin e kryeqytetit.

Ndërsa familja e tij është evakuuar në një vend të sigurt.

“Kurse unë po qëndroj në zyrat e qeverisë së bashku me të tjerët. Armiku më ka caktuar mua si objektivin kryesor dhe familjen time si objektivin numër 2”, ka thënë më herët Presidenti Zelenski.

Kreu i shtetit të Ukrainës ka dalë disa herë me video të postuar në Twitter ku shfaqet në rrugët e Kievit.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë