Shaip Kamberi ka reaguar pasi fitoi mandatin e deputetit pas zgjedhjeve të zhvilluara të enjten në fshatin Tërnoc i Madh të Bujanocit, duke qenë përfaqësuesi i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi u shpreh se edhe me politikën dhe veprimet penguese të pushtetit, shqiptarët nuk mbetën pa deputet në Kuvendin serb.
Sipas tij, fitorja e mandatit u arrit falë vullnetit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe punës së palodhshme të aktivistëve e simpatizantëve.
Kamberi zotohet se do të mbrojë interesat e shqiptarëve të cilët sipas tij, janë të shtypur dhe të diskriminuar.
Ai arriti votat e nevojshme, 698 nga 711 gjithsej që të bëhet deputet në Kuvendin e Serbisë.