Thursday, November 21, 2024

Scholz: Ballkani Perëndimor meriton një shans për integrim pas 20 vitesh pritje

Kancelari gjerman, Olaf Scholz deklaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një mundësi reale për t’u integruar në Bashkimin Evropian.

Gjatë një deklarate për mediat pak para fillimit të Samitit në Bruksel, Scholz u shpreh se këto vende kanë punuar shumë për të përmbushur kriteret, shkruan Reuters.

“Qytetarët në Ballkanin Perëndimor kanë pritur për 20 vjet mundësinë për t’u bërë anëtarë të Bashkimit Evropian,” u tha Scholz gazetarëve.

Ai shtoi se është shumë e rëndësishme që ky premtim ndaj Ballkanit Perëndimor të bëhet i besueshëm, në mënyrë që vendet të çojnë deri në fund reformat e ndërmarra.

Liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të takohen sot dhe nesër në Bruksel për të diskutuar për dhënien e statusit të vendit kandidat, Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Takimi i sotëm midis lidërve, në të cilin do të marrin pjesë edhe ata të Ballkanit Perëndimor do të fillojë në orën 09:30 në ndërtesën e Këshilli Europian, sipas agjendës së publikuar.

Dita e dytë e samitit do të fokusohet në çështjet e eurozonës, ndërsa do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë