Kreu i qeverisë Edi Rama, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryetarët e Bashkive në Kryeministri për situatën e menaxhimit dhe vendgrumbullimit të mbetjeve.
Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se asnjë buxhet bashkiak nuk do të kalojë nëse nuk do të llogaritet pastrimi, ndërsa u tregua i prerë se do të ketë edhe sanksione.
Edi Rama: “Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht, por fjalët janë drejt fundit. Ligji parashikon qartë që kryetarët bashkisë janë përgjegjës dhe bashkitë sanksionohen financiarisht. Do të ecim edhe me sanksione, do të shkojnë deri në marrjen në administrim të Bashkisë. Ky do të jetë fundi i rrugëtimi të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partner të duhur që të garantojnë që Shqipëria në sezonin e ardhshëm të jetë shembull i pastërtisë dhe këtë e them për të gjitha zonat”.