Saturday, July 27, 2024

Samiti për Ukrainën në Tiranë, Rama: Prania e Zelenskyt është një kujtesë që Putin nuk ia ka dalë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, në lidhje me luftën e saj ndaj Rusisë.

Gjatë fjalës së tij në Samitin për Ukrainën në Tiranë, Rama deklaroi se prania e Zelenskyt, është një kujtesë që presidenti rus, Vladimir Putin nuk ia ka dalë.

“Kjo është një luftë që as Ukraina dhe as bashkësia e kombeve nuk e zgjodhën. Prania juaj këtu është një kujtesë që ai nuk ia ka dalë. Rusia nuk ia ka dalë të përmbysë qeverinë e zgjedhur të Ukrainës. Nuk ia ka dalë të shtypë të vërtetën. Putin donte ta fshinte Ukrainën nga harta, por Ukraina është e ankoruar në Evropë.

Shoh fytyra të reja, miqësore, të gjithë ne këtu jemi bërë bashkë për t’u takuar, për të folur për sfidat tona. Pavarësisht asaj për të cilën mund të mos biem dakord, e ardhmja që shohim është e ardhmja e përbashkët. Prania juaj këtu ketu na bën thirrje, që e njëjta shpresë na bashkon tanimë me popullin ukrainas. Sapo kemi shënaur përvjetorin e dytë të luftës dhe jemi këtu për mbështetjen e Ukrainës. Duam të ripërtërijmë thirrjen tonë ndaj Rusisë që të ndalë këtë luftë. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtën e saj. Mbetemi të vendosur ndaj Ukrainës”, theksoi ai.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë