Friday, November 22, 2024

Rusia zotohet të zgjerojë marrëdhëniet me Korenë e Veriut

Rusia është zotuar të zgjerojë marrëdhëniet gjithëpërfshirëse dhe konstruktive dypalëshe me Korenë e Veriut.

Kështu u shpreh presidenti rus, Vladimir Putin në një letër dërguar homologut të tij Kim Jong un në ditën e çlirimit të Phenianit, ku theksoi se zhvillimi i marrëdhënieve do të ishte në interes të të dy vendeve, shkruan BBC.

Nga ana tjetër, Kim deklaroi se miqësia midis të dy kombeve ishte krijuar në Luftën e Dytë Botërore me fitoren ndaj Japonisë, e cila do të forcohet më shumë.

Sipas një raporti të medias shtetërore të Koresë së Veriut KCNA, presidenti rus është shprehur se se marrëdhëniet e zgjeruara dypalëshe do të përputheshin me interesat e dy vendeve.

Bashkimi Sovjetik ishte dikur një aleat kryesor i Koresë së Veriut, duke ofruar bashkëpunim ekonomik, shkëmbime kulturore dhe ndihma të tjera.

Në muajin korrik, Koreja e Veriut ishte një nga vendet e pakta që njohu zyrtarisht dy shtete separatiste të mbështetura nga Rusia në Ukrainën lindore, pasi Putin nënshkroi një dekret që i shpalli ato si të pavarura.

Për këtë arsye, Ukraina, e cila po përballet me forcat ruse në territorin e saj, ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Phenianin.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë