Udhëheqësit e NATO-s do të bien dakord për vendosjen e katër grupeve të reja beteje të Aleancës në Evropën Lindore.
Lajmi është bërë me dije nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili zbuloi se grupet e betejës do të vendosen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.
Sipas Stoltenberg, ky vendim i dedikohet një rritje të madhe afatgjatë të pranisë së aleancës ushtarake në rajon, duke dyfishuar numrin ekzistues të grupeve luftarake.
Vlen të theksohet se, presidenti amerikan Joe Biden sapo është nisur nga Uashingtoni për në kryeqytetin belg, ku do të marrë pjesë në një takim me aleatët e NATO-s për të diskutuar përgjigjen ndaj pushtimit rus.