Rusia përgatitet të mbajë paradën e saj vjetore ushtarake në “Sheshin e Kuq” në Moskë dhe në qytete anembanë vendit këtë të hënë, duke shënuar fitoren mbi Gjermaninë naziste në vitin 1945.
Trupa ushtarake, tanke dhe raketa balistike do të parakalojnë nëpër kryeqytet në një shfaqje ku do të tregohet fuqia e Kremlinit.
Por parada e këtij viti vjen pasi pushtimi rus i Ukrainës ka dështuar, me ushtrinë e saj tashmë të fokusuar në betejat në lindje të vendit pasi nuk arriti të pushtojë kryeqytetin Kiev dhe qytete të tjera të mëdha, sipas BBC.
Presidenti rus Vladimir Putin do të mbajë një fjalim në Sheshin e Kuq ku pritet të flasë edhe në lidhje me situatën në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura nga vendet perëndimore.