Menjëherë pasi policia e Edi Ramës ka rrethuar zonën e ‘5 Majit’ dhe ku pritet që fadromat e IKMT të prishin banesat e qytetarëve pa asnjë marrëveshje, ka reaguar edhe ish- kryeministri Sali Berisha.
Ai ka postuar një video dhe një shënim të shkurtër në Facebook.
“Ndal terrorit të narkopolicisë ndaj banorëve që mbrojnë banesat e tyre në Bregun e Lumit!”, shkruan Berisha.