Sunday, July 6, 2025

Ronaldo gati në lot: Portugalia në ankthin e Play Off-it, Serbia në Katar (Video)

E pabesueshmja ndodhi! Serbia ka shkuar sonte në Portugali dhe ka marrë një fitore në minutat e fundit, që vlen aksesin në Kupën e Botës në “Katar 2022”.

Një sukses që ka ardhur me përmbysje, pasi rezultati u zhbllokua që në fillim me anë të Sançez pas 2 minutash lojë.

Por, me kalimin e minutave, Serbia rriti lojën dhe presingun, aq sa Vlahoviç gjeti shtyllën dhe më pas ishte Tadiç ai që shënoi.

Në pjesën e dytë, Serbia tentoi sërish dhe në minutën e fundit të kohës së rregullt arriti që të dërgonte topin në rrjetë me Mitroviç, senatori i përjetshëm i Serbisë, me kokë, duke mposhtur Rui Patricion.

Kristiano Ronaldo gati në lot, Serbia feston dhe siguron pjesëmarrjen në Kupën e Botës si e para e grupit. Tani, Portugalia do të duhet të kalojë përmes playoff-it. Ndeshje për t’u harruar për Ronaldon.

 

Standings provided by SofaScore LiveScore

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë