Sunday, June 29, 2025

Rama: Putin mund të mos jetë mirë, por edhe BE-ja nuk është e shëndetshme

Kryeministri Edi Rama shprehu zhgënjimin dhe nervozizmin e tij në lidhje me mos hapjen e negociatave nga Bashkimi Evropian.

Në një intervistë për median italiane Corriere della Sera, Rama tha se ishte një ditë e keqe për union, teksa Bullgaria mban peng për shkak të vetos, jo vetëm Maqedoninë e Veriut, por edhe Shqipërinë.

Kreu i qeverisë, u pyet nëse presidenti rus, Vladimir Putin është i lumtur duke parë këtë ngërç në BE.

“Putin mund të mos jetë në gjendje të mirë shëndetësore, por Bashkimi Evropian nuk është më mirë”, theksoi ai.

Rama nënvizoi se shqiptarët vijojnë të mbështesin integrimin në Bashkimit Evropian, teksa shtoi se nuk mund të parashikojë se kur mund të bëhet anëtare Shqipëria.

Ditën e djeshme, në Bruksel u zhvillua Samiti midis liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor.

Bullgaria nuk e hoqi veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar edhe Shqipërinë në procesin e hapjes së negociatave.

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë