Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot buxhetin për sekyroin e peshkimit. Kreu i qeverisë tha se ky sektor është zhvilluar dhe se paga më e ulët është 800 mijë lekë.
Kreu i qeverisë zbuloi se për të punuar në Shqipëri me këtë pagë vijnë punëtorë nga Turqia dhe Egjipti.
Edi Rama: “Po ju them të gjithë atyre që e shohim Shqipërinë e punës nga portalet, që paga më e ulët që ju jepni për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 800 mijë lekë paga më e ulët në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipt të për të punuar këtu. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu”.