Kryeministri Edi Rama thotë se hapja e klasterit 6 në Bruskel, lidhur me negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është një ditë e mirë për Shqipërinë.
Nga Brukseli, pak para fillimit të konferencës së tretë ndërqeveritare, Rama u shpreh se ambicia e Shqipërisë, është që të hapë sa më shumë grupkapituj.
“Marshi ynë vazhdon! Jemi këtu për të ndërmarrë një hap të ri të rëndësishëm dhe për të hapur një grupkapitull të ri, i cili është shumë, shumë i rëndësishëm për planin tonë, sepse është një hap që po bëhet sipas planit. Dhe po, duhet të vazhdojmë përpara dhe ambicia jonë është të hapim më shumë grupkapituj, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me grupkapitujt e hapur. Është me të vërtetë një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne!”, theksoi kreu i qeverisë.