Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë dhe një herë premtimin e Qeverisë që drejton për të zeruar taksat mbi pagën, për të gjithë ata të punësuar që marrin 40 mijë lekë në muaj.
“Nga 1 korriku 2022, zero taksë mbi pagat deri në 40 mijë lekë”, shkruan Rama në rrjetin social, Facebook.
Ministria e Financave ka përgatitur draftin me ndryshimet ligjore ku pritet që pagat deri në 40 mijë lekë të mos tatohen, nga 30 mijë lekë që është aktualisht.