Kryeministri Edi Rama iu ka bërë apel sërish ditën e sotme kryetarëve të Bashkive të mobilizohen për çështjen e mbetjeve duke e cilësuar një turp të përbashkët.
Ai tha se në muajin mars sateliti i parë do të japë situatën reale të mbetjeve, por nuk mund të zëvendësojë punën që duhet të bëjë kryetari i bashkisë.
Edi Rama: ”Mjaftojnë njerëzit në këtë sallë që kjo situatë të përmbyset në një kohë të shkurtër dhe që sezoni i ardhshëm të jetë komplet gjë tjetër. Mjaftojmë ne që hyrjet e Shqipërisë, në Rinas, në Morinë, në Muriqan, në Kapshticë të mos jenë hyrje në një vend që thotë mirë se erdhe në territorin ku plehrat janë pjesë e peizazhit. Është e paimagjinueshme dhe për ta thënë fjalën e fundit kjo bisedë që bëjmë sot nuk mund të bëhej para disa vitesh se përtej vullneteve na mungonin pikat fundore. Sot i kemi, asnjë vend depozitimi i paligjshëm nuk do tolerohet dhe do shkojë deri në marrje administrim i bashkisë. E merr qeveria bashkinë në administrim.
Në mars do vëmë satelitin e parë dhe do na japë ndër informacione të tjera dhe situatën reale të mbetjeve. Çdo vend depozitim do jetë pjesë e punës së satelitit për të informuar.
As sateliti nuk bën dot pastrimin, nuk bën dot administrimin, nuk bën dot atë që bën vetëm një figurë në territor sipas ligjit që është kryetari i bashkisë”.