Partia Socialiste ka nisur punën për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki. Në 2 mbledhje të njëpasnjëshme të kryesisë dhe drejtueseve të qarqeve politikë, është diskutuar për kriteret që do të kenë kandidatët por jo për emra konkretë. Vete kryeministri pranon se një nga kushtet është që kandidatët të mos jenë deputet.
Në mënyrë kategorike Rama deklaron se nuk do të ketë shans të dytë për asnjë që e ka pasur atë e që ka zhgënjyer këtë forcë.
Opozitën që ka përballë në këto zgjedhje se sheh si kërcënim. Por pavarësisht kësaj gare, fokusi i të gjithë partisë do të jetë tek konsultimi publik i nisur për të marrë mendimin e shqiptareve për 12 çështjet e renditura në formular.
I pyetur për përplasjen e një pjese të banorëve në zonën e 5 Majit ku do të ngrihet projekti i rindërtimit, kryeministri garanton se zëri i tyre është dëgjuar.
Socialistët kanë vendosur ta shtyjnë kongresin ku do miratoheshin ndryshimet statutore pas zgjedhjeve të 6 Marsit.