Rusia vazhdon të sulmojë Ukrainën me raketa e bomba në çdo moment të ditës dhe natës. Në fillim rusët thanë se qëllimi i tyre ishte çmilitarizimi i Ukrainës por me kalimin e ditëve ata kanë treguar se në shënjestër kanë çdo ndërtesë në Ukrainë dhe çdo njeri, qoftë ushtar apo edhe civil brenda shtëpisë së tij.
Para pak çastesh “NEXTA” një media në Evropën Lindore e cila po raporton luftën në Ukrainë ka publikuar videon e një njeriu i cili po regjistronte një video kur u godit nga një raketë.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihet momenti kur raketa bie mbi vendin ku personi në fjalë ndodhej ndërsa ky i fundit largohet menjëherë për të shpëtuar.
❗️❗️A rocket hit a residential building while a volunteer was recording a video pic.twitter.com/dY7fyEmc2a
— NEXTA (@nexta_tv) March 2, 2022