“Dosja e vettingut në drejtësi do t’i dorëzohet këtë të dielë kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca”.
Kështu u shpreh kryeministri, Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Prishtinë.
“Pas një pune intensive dhe pas konsultimeve me grupe parlamentare, sot po e dorëzojmë në Kuvendin e Kosovës dosjen e dokumenteve të vettingut, përfshirë draftin e amandamenteve kushtetuese për vettingun, projektligjin për vettingun, koncept-dokumentin për vetting dhe po ashtu dokumentin shpjegues lidhur me vettingun të hartuar nga Ministria e Drejtësisë”, tha Haxhiu.
Ndërsa, kryeministri Kurti tha se nuk ka alternativë tjetër, përveç vettingut ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend.
Nuk ka alternativë ndaj vettingut në sistemin gjyqësor prokurorial. Këtë e kuptojnë edhe vetë aktorët e këtij sistemi dhe ata më skeptikët për vettingun”, theksoi Kurti.