Dy të rinj nga Shijaku janë vënë në prangat e policisë së Vorës, pasi akuzohen se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër duke terrorizuar banorët.
Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë në vendin e quajtur “Kuç-Vorë”, mbi kodrat e fshatit Gjokaj, ku uniformat blu kanë marrë informacionin se po qëllonin me armë zjarri në ajër.
Sipas policisë ka qenë njoftimi i qytetarëve ai që ka bërë të mundur dhe njoftimin e ngjarjes, duke bërë që të identifikohen dhe të arrestohen në flagrancë autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve L. Ç., 23 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, të dy banues në Shijak.
Njoftimi i policisë
Vorë
Qëlluan me armë zjarri në ajër, falë denoncimit të qytetarëve dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i dy të rinjve.
Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit nga qytetarët, se në vendin e quajtur “Kuç-Vorë”, mbi kodrat e fshatit Gjokaj, po qëllonin me armë zjarri në ajër, kanë shkuar në vendngjarje, duke bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve:
L. Ç., 23 vjeç dhe A. D., 24 vjeç, të dy banues në Shijak.
Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tyre që u gjet në vendin e ngjarjes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri automatik, një sasi të vogël lënde narkotike kanabis dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në vijim të veprimeve hetimore, këta shtetas kanë rezultuar edhe autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2021, ku shtetasi B. V. ka kallëzuar se është qëlluar me armë zjarri në ajër dhe për pasojë është dëmtuar automjeti i tij.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.