Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka uruar Emanuel Makron për fitimin e mandatit të dytë në krye të shtetit francez.
Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin i uroi sukses presidentit francez Makron për aktivitetet shtetërore, shkruan BBC.
Emanuel Makron është rizgjedhur president i Francës, pas raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale të dielën. Makroni e siguroi mandatin e dytë me 58% të votave.
Në raundin e dytë, Makroni garoi ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila mori 42% të votave.
Makron ka refuzuar të përshkruajë veprimet ruse në Ukrainë si “gjenocid”, megjithatë ai ka deklaruar se Franca do të bashkëpunojë me Ukrainën për të hetuar krimet e luftës.