Monday, July 7, 2025

Publikimi i listës me pagat/ Berisha: Superskandali i fundit i Narkoshtetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me skandalin e publikimit të listës me emrat e tatimpaguesve, ku jepen të dhëna persona, me numra ID dhe pagat e tyre.

Përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa shton se ky i fundit ka nxjerr në pazar pagat e punonjësve.

REAGIMI I BERISHËS

Superskandal i fundit i Narkoshtetit!

Kreu i meduzes dhe banda e tij ne narkoqeveri ne nje superskandal qe mund te ndodhe vetem ne nje narkoshtet nxori ne pazar edhe pagat e te gjithe punonjesve, zyrtareve te narkoshtetit te tij.

Ky akt i shemtuar eshte dhe superskandali me i madh dhe goditja me e rende per qellimet elektorale por dhe te tjera te zeza te nje te dhene personale kryesore siç eshte paga per te gjithe punonjesit e Shqiperise. Narkoshteti eshte shteti i bandave dhe droges!

Denoj me aahpersine me te madhe kete akt te pashembullt qe deshmon dhe njehere fytyren e zeze te Narkoshtetit dhe kreut te tij te meduzes Edvin Rama! sb

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

LAJME TE TJERA

Më SHUMë