Sapo janë mbyllur ndeshjet e fundit të Grupit A dhe surprizat nuk kanë munguar.
PSG ka fituar 4-1 në shtëpi kundër Club Brugge, ndërsa Manchester City është mundur 2-1 në fushën e Leipzig.
Dy rezultat që nuk kanë patur asnjë ndikim në renditje për dy vendet e para, me City-n që e kishte fituar grupin.
Siç kuptohet edhe nga rezultati, gjithçka ka qenë e lehtë për francezët falë Mbappe dhe Messi-t. Francezi dhe argjentinasi kanë realizuar të dy nga një dygolësh.
Standings provided by SofaScore LiveScore