Ka përfunduar numërimi i votave në Lushnje. Kandidatja e Partisë Socialiste, Eriselda Sefa, ka fituar ndjeshëm përballë kandidatit të koalicionit “Shtëpia e Lirisë” dhe atij të PD-së.
Pas shpalljes së rezultatit në radhët e mbështetësve të Sefës ka shpërthyer festa.
Ndërkohë, kandidati i Partisë Socialiste, Rrahim Spahiu ka fituar zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës.
Nga të dhënat rezulton se Spahiu ka marrë 13 995 vota, i ndjekur nga Premtim Kryemadhi i “Shtëpisë së Lirisë” me 4 478 dhe Luan Haka i PD me 4 437 vota.